“Ligjit për Gjuhët”, Kushtetuesja nxjerrë nga sirtari lëndën me 13 nisma për kushtetutshmërinë e tij

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:19

“Ligjit për Gjuhët”, Kushtetuesja nxjerrë nga sirtari lëndën me 13 nisma për kushtetutshmërinë e tij

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të, pas një debati të ashpër mes partive shqiptare, të cilët kërkonin me ngulm të miratohet ligji dhe VMRO-DPMNE-së, asokohe opozitare e cila kundërshtonte ligjin nën arsyetimin se është antikushtetues.

Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, gjatë debatit kuvendor, tentoi të bllokojë ligjin, duke dorëzuar mbi 35.000 amendamente në Kuvend. Megjithatë, kuvendi arriti ta votojë, edhe atë dy herë për shkak të pengesës së radhës nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili refuzonte ta dekretojë, me arsyet e njëjta të VMRO-DPMNE-së.
Ivanov, përveç mosdekretim të këtij ligji, por edhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, do të ishte objekt i parahetimit nga Prokuroria, për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Megjithatë, lënda në organin e akuzës, nuk pati epilog.

Pavarësisht kësaj, ligji, pa nënshkrimin e Ivanovit u botua në Gazetën Zyrtare dhe me këtë, zyrtarisht hyri në fuqi.

Për këtë, VMRO-DPMNE-ja dorëzoi padi penale për aktorët të cilët ishin përgjegjës për botimin e ligjit, gjegjësisht kryeaprlamentarin Talat Xhaferi, nënkryetarin e tij dhe drejtorin e Gazetës Zyrtare. Sipas tyre me publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare, kanë bërë vepër penale.

Paralelisht, në Gjykatën Kushtetuese kanë filluar iniciativat e para të komunitetit maqedonas, gjegjësisht profesorë, aktivistë, parti e organizata, të cilët, ligjin e vlerësonin antikushtetues.

Në vitin 2019-të, u formua madje dhe lëndë, por për pesë vite, Gjykata Kushtetuese, lëndën e ka ruajtur në sirtar dhe nuk ka vepruar për të njëjtën.

Me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, Gjykatës Kushtetuese i është kujtuar se ka një lëndë që pret për t’u vendosur e cila kontestohet nga 13 nisma. Për këtë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili për rastësi është zgjedhur gjykatës kushtetues në ditën kur për herë të parë, është votuar pikërisht ky ligj, ka paralajmëruar se do të vendoset në seancë në javën e parë të muajit tetor. Sipas tij, me këtë Ligj politika ka shkaktuar kaos juridik, i cili më pas ka rezultuar me kaos politik.

Partitë shqiptare, kanë reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të kreut të Kushtetueses.

Ndryshe, ligji parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe institucionet publike e private, ndërkaq për moszbatimin e të njëjtit parashikohen dhe gjoba. Megjithatë, zbatimi i të njëjtit ndër vite është i mangët, sidomos në organet e sigurisë dhe gjyqësor. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?