LSDM-ja mbështet interpelancën ndaj Gashit: Bëri shumë lëshime dhe shkelje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:27

LSDM-ja mbështet interpelancën ndaj Gashit: Bëri shumë lëshime dhe shkelje

LSDM-ja do ta mbështesë interpelancën ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi, e cila do të shqyrtohet në seancë parlamentare nesër. Nga grupi parlamentar i partisë së Venko Filipçes numërojnë disa nga arsyet, si skandalin ne aeroportin e Shkupit dhe rastin e dasmës me veturë zyrtare.

“Qëndrimi im personal është që interpelanca duhet të mbështetet. Janë bërë shumë lëshime për të cilat ne ishim ata që e informuan opinionin. Jo vetëm ne por edhe disa institucione dolën dhe konstatuan disa shkelje sa i takon rregullave të sjelljes së funksionarëve”, tha Venko Filipce, kryetar i LSDM-së.

Interpelancën nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, nuk ka asnjë arsye për këtë nismë.

“Kjo është sjellje papjekurie madje edhe idiote e koalicionit LSDM, BDI dhe E Majta. Absolutisht nuk ka asnjë bazë për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim atë iniciativë. Ka shumë argumente se përse nuk duhet ta bëjmë këtë. Dallimi në udhëheqjen e shtetit mes kësaj qeverie dhe qeverisë së drejtuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja është i lartë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nisma për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit Afrim Gashi është e Të Majtës dhe kreut të saj Dimitar Apasiev. Sipas pozicioneve aktuale të deputetëve, nuk ka gjasa që ajo të miratohet megjithatë partitë që e mbështesin atë, thonë se do t’i elaborojnë argumentet në seancë. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?