Këshilltarët e BDI-së akuzojnë Kasamin: Transportin publik do t’ia besojë një kompanie të afërt e cila nuk posedon licencë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:31

Këshilltarët e BDI-së akuzojnë Kasamin: Transportin publik do t’ia besojë një kompanie të afërt e cila nuk posedon licencë

Këshilltarët komunal të BDI-së në Tetovë kritikojnë krerët e komunës se planifikojnë të ia japin tenderin për transport të nxënësve një kompanie e cila, sipas tyre nuk ka licencë për transport ndërkomunal dhe nuk ka orar pune. Ata akuzuan komunën edhe për borxhe të gjeneruara ndaj transportuesve.

“Shkolla e mesme Nikolla Shtejn Tetovë, sipas raportit të ministrisë së Financave është në borxh prej 500.000 euro gjë kjo që duhet sqaruar nga drejtori dhe udhëheqësia e komunës. Së dyti komuna e Tetovës duke pasur marrëveshje me një kompani transporti ka vendosur që këtë marrëveshje ta këpus dhe t’i jepet një kompanie tjetër të afërt me Bilall Kasamin, e cila nuk posedon leje dhe orar pune të dhënë nga komuna e Tetovës”, deklaroi Liridon Disha, këshilltar komunal i BDI-së.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të komunës Bilall Kasami. Ai akuzoi BDI-në për manipulime me tenderët në të kaluarën, gjë që sipas tij nuk ndodh aktualisht.

“BDI ka luajtur me tenderët në të kaluarën dhe kjo është shenjë njohëse e saj. Ne në asnjë moment nuk kemi bë kalkulime të këtilla, në të kaluarën ka pasur kështu lojëra. Bëhet fjalë për një organizim të transportit publik që në dy vite e gjysmë të qeverisjes time nuk ka pasur ngecje të transportit publik dhe nuk do ketë. Ndërsa në mbledhjen e fundit të këshillit u ndryshua , u miratua ndryshimi i afatit të aplikimit për licencë të kompanive që merren me transport të nxënësve dhe ne vetëm duam të ketë liberalizim më të madh të kompanive që merren me transport të nxënësve”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë, sic thonë “zero” tolerancë në plotësimin e kritereve për kompanitë që do bëjnë bartjen e nxënësve me qëllim që transporti i nxënësve të jetë sa më i sigurt. /Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?