Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi respekt për të

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:36

Kryeministri serb: Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kemi respekt për të

Kryeministri serb, Miloš Vučeviq, shprehu respektin maksimal për Ukrainën për qëndrimin që ka mbajtur deri tani, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni, në një panel ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Vučeviq tha se ukrainasit dhe serbët janë vëllezër sllavë për Serbinë, të dy njëlloj.

“Nuk jam i lumtur që shoh se ka një luftë që zhvillohet në territorin europian. Serbia njeh plotësisht integritetin territorial të Ukrainës. Është një mike mjaft e ngushtë e jona. Po kështu janë vëllezër sllavë, njësoj si rusët. Po ashtu, Ukraina nuk e njeh të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, kështu që kemi respekt të plotë për Ukrainën, ashtu si për Rusinë”, tha kryeministri serb, raporton A2 CNN.

Sa i përket procesit të integrimit europian, Vučeviq, tha pavarësisht bombardimit me data dhe afate, asgjë nuk ka ndodhur deri tani. “Por besoj se pas asaj që tha shumë qartë presidentja e Komisionit, komisioni i ardhshëm do të jetë tërësisht e përkushtuar. Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk mund të merret plotësisht me çështjet ekonomike, të sigurisë, kulturore, etj., sepse ka një hendek nëse nuk është ky territor. Ne nuk e kemi problem të shohim që disa ish-republika sovjetike kanë procesin e tyre të anëtarësimit. Është mirë për ta por nuk është e drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Vučeviq.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?