Toshkovski-Gjorgjun: Pajisje turke për policinë 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:48

Toshkovski-Gjorgjun: Pajisje turke për policinë 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të kompanive nga industria e mbrojtjes së Turqisë.

Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë që ofron industria turke e mbrojtjes si lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së kapaciteteve të ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.

“Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, ne jemi bashkë në NATO, dhe marrëdhënia jonë e ndërsjellë miqësore dhe partneriteti verifikohet nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, i sigurisë dhe kulturor, për të cilin të dyja vendet mbeten të përkushtuara. Po shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë prodhuese turke në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë për të përmirësuar kapacitetet e policisë sonë. Ne po ndërtojmë një forcë policore evropiane moderne dhe të pajisur që do të ofrojë siguri për çdo qytetar, sepse funksionaliteti i sistemit të sigurisë është parakusht për funksionimin dhe përparimin e shtetit juridik dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski prezantoi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e digjitalizimit, trajnimit të vazhdueshëm të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve për sistem të integruar për menaxhimin e kufijve. Në atë drejtim drejtori Gjorgjun.

paraqitën mundësitë dhe zgjidhjet që kanë zhvilluar dhe zbatuar duke përdorur teknologjitë më të fundit si inteligjenca artificiale.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 20:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?