Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar!
Në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë. Ky është apeli i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili ka shprehur shqetësimin për paralajmërimin e shfuqizimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, konkretisht shfuqizimit të gjuhës shqipe si gjuhl e dytl zyrtare.
“Për çdo ditë, media të afërta me VMRO-në thirren në njëfarë opinioni gjysmak të Komisionit të Venecias, ndërsa mundohen ta ngushëllojnë opinionin se gjoja, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një Ligj edhe më i mirë për gjuhën shqipe”, shkruan mes tjerash Ademi.
Postimi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbët Ademi:
Koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM duket se e kanë ndarë mendjen për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, konkretisht për zhbërjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Për çdo ditë, media të afërta me VMRO-në thirren në njëfarë opinioni gjysmak të Komisionit të Venecias, ndërsa mundohen ta ngushëllojnë opinionin se gjoja, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një Ligj edhe më i mirë për gjuhën shqipe.
Sinqerisht, në mënyrën më të ndershme të mundshme, i apeloj krerëve të VLEN-it të mos tolerojnë prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve kudo që janë.
Takat për më shumë dihet që nuk keni, por së paku mos i rrënoni të arriturat që me gjak, mund e djersë i kemi fituar!