Albion Rahmani: Jemi 100 për qind gati që të marrim 3 pikët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:16

Albion Rahmani: Jemi 100 për qind gati që të marrim 3 pikët

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion, ku gjithçka nis në përballjen me Rumaninë.

Në seancën e parë stërvitore dhe atë të dytë, përzgjedhësi Franko Foda kishte në dispozicion 15 futbollistë. Atmosfera në kampin dardan ishte jashtëzakonisht pozitive, ndërsa skuadrës iu bashkuan edhe Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi. Para fillimit të stërvitjes, skuadra kreu edhe analizën e ndeshjes së fundit kundër Norvegjisë, për të nxjerrë mësimet e duhura dhe për të përmirësuar performancën e ekipit në ndeshjet e radhës.

Amosfera është shumë e mirë , janë duke punuar gjithë grupi. Jemi fokusuar 100 për qind për ndeshjen e parë, hapëse të këtyre grupeve dhe jemi të gatshëm të bëjmë 100 për qindëshin dhe të marrim 3 pikët e parë në ktë grup të ri. Shpersoje që fillimisht të më jepet mundësia dhe pastaj do të bëj maksimumin që ta tregojë veten. Jam në nëj moment shumë të mirë dhe të kem atë moment edhe në kombëtaren tone,” tha mes tjerash Albion Rahmani.

Sulmuesi që është formë të mirë,  foli edhe për transferimin e tij tek gjiganti çek, Sparta Pragë.

“E kam pritur shumë mirë duke ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë në ekipin tonë. E kam pritur jashtëzakonisht mirë duke ditur se kam shënuar dhe asistuar në dy ndeshjet e para dhe po shpresoj që të mos ndalem dhe ta ndihmoj ekipin drejt objektivave dhe pse jo ta fitojmë edhe titullin kampion, i cili është objektivi ynë”, përfundoi sulmuesi dardan.

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të luhet të premten me fillim nga ora 20:45

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?