Berisha pret shpresat për vende të sigurta në listën e PD: Deputetët do zgjidhen me primare nga anëtarësia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:48

Berisha pret shpresat për vende të sigurta në listën e PD: Deputetët do zgjidhen me primare nga anëtarësia

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka prerë shpresat deputetëve demokratë për vende të sigurta në listat e PD në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Ndërsa ishte online, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë ai tha se deputetët do zgjidhen me primare nga anëtarësia.

Berisha: Dhe meqë jam këtu, unë ju lutem shumë të sqaroni çdo anëtare dhe anëtar tonin dhe çdo qytetar dhe qytetare, se ajo që votuat në parlament nuk ka asnjë lidhje me problematika e mëdha të zgjedhjeve, të cilat kanë rrënuar barazinë e zgjedhjeve, karakterin e tyre, kanë siguruar kontrollin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria.

Me këtë rast, dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim.

Së bashku me të, PS kushtëzoi edhe shqyrtimin e vendimit tjetër të gjykatës, dhe natyrisht nqs ne nuk pranonim shqyrtimin e atij vendimi, sot 1.6 mln shqiptarë do të ishin pa të drejtë vote. Ne nuk mund të merrnim atë përgjegjësi. Ai vendim u shqyrtua dhe, ai vendim hoqi disa pengesa artificiale të vendosura që rekomandoi gjykata.

Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve.

Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë.

Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi.

Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e pergjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?