Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup me prijës të ri. Mikalis Rokas fillon misionin diplomatik!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:41

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup me prijës të ri. Mikalis Rokas fillon misionin diplomatik!

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar dhe shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mikalis Rokas, me këtë rast duke potencuar se misioni i tij diplomatik fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit dhe në atë kuptim, duke shprehur bindje se me përkushtim të fuqishëm të ndërsjellë do të sigurohet përparim vendosës në rrugën drejt realizimit të përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të ardhshëm në BE, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme

Mucunski ka shprehur kënaqësi nga përkrahja e vazhdueshme deri tani të Bashkimit Evropian për avancimin e proceseve reformuese, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit, dhe e ka potencuar gatishmërinë tonë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërsjellë, të bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

Në takimin, siç thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u theksua edhe rëndësia për integrim sa më të shpejtë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE, e në atë kontekst është përshëndetur edhe Plani paradokohe i miratuar për rritje për Ballkanin Perëndimor, si investim i rëndësishëm politik dhe financiar i BE-së në rajon dhe nxitje shtesë për realizimin e këtij qëllimi të përbashkët.

Deri tani këtë funksion në vend e ka kryer euroambasadori, Dejvid Gir.

236
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2024 14:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
236
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?