Arsovska rikthen në Shkup përmendoren e figurës kontroverse Qoseto

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:34

Arsovska rikthen në Shkup përmendoren e figurës kontroverse Qoseto

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po e rikthen përmendoren e Andon Llazov – Qoseto në Shkup. Në rrethrrotullimin drejt vendit Autokomandë të Shkupit, është vendosur tabela njoftuese.

Kjo përmendore është vendosur tek kompleksi i Gjykatave, por e njëjta u largua në shkurt të 2018 nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se nuk ka leje.

Pasi Arsovska mori mandatin e të pares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg.

Kur u pyet se pse po vendosej përmendorja, Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucioner dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ka vepruar në mënyrë jo selektive”.

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, iniciativën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për rikthimin e përmendores e dorëzoi në gusht të vitit 2023.

Përmendorja, siç thanë atëkohë nga Qyteti i Shkupit, do të ketë lokacion të ri, i cili do të vendoset në udhëkryqin mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe bulevardit “Bellasica”.

“Kjo është një figurë historike jashtëzakonisht e rëndësishme dhe një nga revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, monumenti i të cilit u hoq padrejtësisht dhe ilegalisht nga udhëheqja e mëparshme e qytetit. Nuk do të lejojmë që përmendorja e revolucionarit maqedonas të ndryshket nëpër depo, prandaj apelojmë që kjo pikë të futet në rend dite në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe të votohet menjëherë. Kjo është një mënyrë tjetër për të korrigjuar padrejtësinë dhe për t’u shpërblyer njerëzve që dhanë jetën për Republikën e pavarur dhe sovrane të Maqedonisë, për të kujtuar dhe nderuar heronjtë, asnjëri prej të cilëve nuk duhet të harrohet”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Ky bust u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014 përpara Gjykatës Supreme të Shkupit, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini, për tu larguar më pas mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 2018, ku u dërgua në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti u bë me urdhër të Qytetit të Shkupit.

LEXO: Komuna Qendër: Përmedorja e Qoses ishte ndërtim pa leje
Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së. Ai konsiderohet ndër terroristët më të njohur të VMRO-së. Se sa njerëz ka vrarë është vështirë të thuhet. Duke u bazuar në atë se çfarë ai thotë në kujtimet e tij bëhet fjalë për më shumë se dhjetëra të vrarë. Ka jetuar 100 vjet dhe po aq ka vrarë.

Grupi i atëhershëm punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht konstatoi një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike hapi hetim për bustet të cilat u vendosën si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.

357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?