Ekipi maqedonas i futbollit është nisur drejt destinacionit të radhës, Torshavn, ku do të hapë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe.
Më shumë se 48 orë para ndeshjes, Blagoja Milevski dhe ekipi i tij së bashku me delegacionin kanë udhëtuar nga aeroporti i Shkupit me një fluturim çarter për në Torshavn. Futbollistët dhe stafi trajner do të kenë kohë të mjaftueshme për ambientimin dhe stabilizimin e kushteve në Ishuјt Faroe.
Seanca e parë stërvitore në stadiumin Torsvolur është planifikuar për këtë pasdite në orën 19:30. Po ashtu Maqedonia stërvitjen zyrtare do ta ketë të premten në orën 13:00, ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në ora 15:00.
Ndërkohë mësohet se Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski nuk do të jenë në ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë për shkak të lëndimit (sforcim muskulor).
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
5 Shtator, 2024 20:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.