Ministrja sqaroi që mbi një mijë asistentë pritet të jenë në shkolla, ndërsa për konkursin i fajësoi shkollat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:41

Ministrja sqaroi që mbi një mijë asistentë pritet të jenë në shkolla, ndërsa për konkursin i fajësoi shkollat

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, raporton MIA.

“Ata duhej të kishin planifikuar se kur ta shpallin konkursin, kur t’i publikojnë konkurset në gazeta, sepse dëgjoj që thonë se MASH duhej t’u tregojë se kur t’i shpallin konkurset. Pse vendosim drejtorë në shkolla nëse nuk i dinë obligimet e tyre bazë”, tha Janevska.

Sot, siç tha, nënshkruhen marrëveshjet me 815 asistentë, ndërsa konkursi për 200 asistentë është në vijim.

“Apeloj te prindërit, te udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit se asnjë fëmijë nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, ka ekipe gjithëpërfshirëse, ka psikologë, pedagogë, defektologë, diku ka edhe sociologë – ata duhet të përgatiten për t’i pranuar fëmijët. Asistentë do të ketë edhe këtë herë dhe do të jenë në numër edhe më të madh. Vitin e ardhshëm do të ketë numër ende më të madh nëse ka nevojë”, theksoi Janevska.

Ndryshe, nxënësit me nevoja të veçanta në fillim të vitit shkollor mbetën të përjashtuar dhe të harruar. Nuk morën asistentë arsimor të cilët do të jenë mbështetje në shkollat dhe për arsimtarët.

Po ashtu, kujtojmë që në dhjetor të vitit 2024 Qeveria e RMV-së miratoi Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta 2023-2030, me Plan Veprimi të strategjisë nacionale për vitin 2023-2026

358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
358
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?