VLEN: Kuadri i Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit i kapur në krim me bixhoz!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:36

VLEN: Kuadri i Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit i kapur në krim me bixhoz!

Koalicioni VLEN përmes një komunikate me shkrim ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi që është bërë ditë më parë në fshatin Bogovinë të Tetovës, për të cilin pretendon se është kryetari i degës së ASH-së, krahu i Ziadin Selës, në Bogovnë.

“Kur moralistët e rremë përpiqen të shesin ndershmëri, maskat e tyre bien! Derisa deputetët e Ziadin Selës janë të zëshëm në Kuvend për gjoja dislocimin e kazinove, në Bogovinë është kapur në flagrancë dhe arrestuar kryetari i degës së tyre, Safet Miftari, njëherit edhe zëvendësdrejtor i Pyjeve të Maqedonisë.. Ky është një skandal i paparë, ku një funksionar i lartë i Frontit Europian organizon lojëra të paligjshme online”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Ky veprim, sipas VLEN-it, jo vetëm që përbën shkelje të rëndë të ligjit, por tregon qartë se familjet, për të cilat partia e tij pretendon se po i mbron, në fakt janë viktima të aktiviteteve kriminale të mbështetura nga udhëheqësit e tyre.

“Ja pse deputetët opozitarë të Ahmetit dhe Selës nuk e mbështetën kërkesën për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit të propozuar nga VLEN, që kishte për qëllim heqjen e lojërave të fatit nga shtëpitë. Sepse ata mbrojnë kuadrot e tyre, të zhytur deri në fyt në marrëveshje kriminale të lidhura me bixhozin.

Qytetarët të jenë të qetë. Interpretimi autentik është hapi i parë i planit të koalicionit VLEN për t’u përballur me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit. Së shpejti, do të merremi edhe me krimin e bërë përmes vendimeve të qeverisë së kaluar dhe ish-udhëheqësve të Lotarisë Shtetërore. Brenda një afati të arsyeshëm, do të ketë edhe një ligj të ri për lojërat e fatit, me të cilin do të zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë.

Pas një skandali të tillë, Fronti Europian humb të drejtën të flasë për çdo çështje që lidhet me përballjen me bixhozin, sepse vetë ata janë shkaktarët e pasojave të rënda për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë, me qëllimin e vetëm për të mbushur xhirollogaritë e tyre me fitime nga bixhozi i paligjshëm”, thuhet më tej në reagimin e VLEN-it.

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?