Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:10

Britania do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 650 raketa të tjera të fuqishme

Britania e Madhe do të dërgojë 650 raketa në Ukrainë në një angazhim prej 162 milionë funtesh (192 milionë euro) për mbrojtjen e vendit kundër Rusisë.

John Healey, Sekretari i Mbrojtjes gjatë një vizite në Gjermani, do ta bëjë njoftimin e ri kur të takohet me ministra nga e gjithë Evropa.

Takimi i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës do të zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein të Gjermanisë, shkruan skynews.

Healey do të shfrytëzojë paraqitjen e parë si sekretar i mbrojtjes në takimin e fundit të grupit për të riafirmuar angazhimin e qeverisë së re ndaj Ukrainës.

“Ky angazhim i ri do t’i japë një shtysë të rëndësishme mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe tregon përkushtimin e qeverisë sonë të re për të rritur mbështetjen për Ukrainën”, pohoi ai para takimit dhe shtoi se “në ditët e fundit ne kemi parë koston tragjike të sulmeve pa dallim të Rusisë në Poltava dhe Lviv. Këto raketa të reja të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar do të mbështesin Ukrainën për të mbrojtur popullin, infrastrukturën dhe territorin e saj nga sulmet brutale të Putinit. Me partnerët tanë ndërkombëtarë sot, ne do të tregojmë se jemi të bashkuar për Ukrainën. Dhe do të diskutojmë se si mund të punojmë më së miri së bashku për të përmirësuar mbështetjen. Sepse siguria e Britanisë dhe Evropës fillon në Ukrainë”.

Ndryshe, sistemet e raketave me shumë funksione të lehta 650 (LLM) shpresohet të ndihmojnë në rritjen e aftësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus dhe pritet të dorëzohet deri në fund të vitit.

Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar qindra LLM në Ukrainë në të kaluarën dhe porosia e fundit pritet të jetë pjesa e parë e një përpjekjeje për të rritur prodhimin evropian të mbrojtjes në ndihmë të përpjekjeve të luftës. /Telegrafi/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Shtator, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?