Shqipëri, nis viti i ri shkollor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:43

Shqipëri, nis viti i ri shkollor

Pushimet mbaruan dhe rrugët e qyteteve, ashtu si klasat e mbi 1700 shkollave në çdo cep të Shqipërisë u mbushën me entuziazmin dhe gjallërinë e mbi 350 mijë nxënësve. rreth 28 mijë prej tyre, u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Në këtë ditë ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu premtoi se do të bëjë maksimumin për një arsim sa më cilësor për fëmijët.

“Investimet në infrastrukturën shkollore kanë mundësuar që sot të hapin dyert 25 shkolla të rindërtuara, të cilat mirëpresin rreth 10 mijë nxënës dhe mësues. Vetëm përgjatë këtij viti kemi investuar dhe po investojmë në rindërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

Në një epokë ku teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si mësojmë dhe punojmë, kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishme për të përmirësuar aftësitë digjitale, aftësitë kreative dhe nxitjen e mendimit kritik.

Këtë vit, 200 shkolla 9-vjeçare janë pajisur me 216 laboratorë SMART, duke u dhënë nxënësve mundësinë të mësojnë përmes kurrikulës së re të TIK dhe programit Code Monkey, ku rreth 35 mijë nxënës janë tashmë të përfshirë në këto klasa.

Rrugëtimi juaj drejt dijes nuk është vetëm i juaji, por edhe i prindërve dhe mësuesve tuaj që do të jenë aty për t’ju mbështetur në çdo hap.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqiprisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, kryetarja e re e Kuvendit Elisa Spiropali zgjodhi ta urojë vitin e ri shkollor nga Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë.

“Të kemi mendjen dhe një sy nga fëmijët me aftësi të veçantë, që kanë nevojë për përkujdesje, sepse gëzojnë të gjithë të drejtat për të pasur një arsimim të plotë. Urimi shton edhe përgjegjësinë tonë si Kuvend i Shqipërisë për të bërë ligje më të mira, më pranë nxënësve që janë ardhmja. Do të bëjmë të mundur që çdo fëmijë të marrë një trajtim të barabartë dhe me dinjitet.”, tha kryetarja e Kuvendit të Sqipërisë, Elisa Spiropali.

Në shumë shkolla të Shqipërisë, problem mbeten mësimet me dy turne, ndërsa flitet për rënie të numrit të nxënësve për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit, ndonëse autoritetet nuk japin shifra të qarta.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ishte në Berat në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara” për t’u uruar nxënësve e mësuesve një vit sa më të suksesshëm shkollor.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?