Një murale për Kadarenë! Realizohet në Bulevardin e Ri nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:37

Një murale për Kadarenë! Realizohet në Bulevardin e Ri nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco

2 muaj pasi kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ndërroi jetë, figurën e tij mund ta shohim të përjetësuar në kryeqytet, përmes një muraleje të artistit argjentinas, Maximiliano Bagnasco.

Vepra ndodhet në fasadën e një prej pallateve në zonën e Bulevardit të ri, tashmë e përfunduar dhe gati për tu admiruar nga qytetarët jo vetëm shqiptar por dhe ata të huaj që vijnë në Tiranë.

Është një vepër e madhe që prek padiskutim kryeveprën. Kjo është vepra më e mirë do të thoja e Bagnascos. Është një vepër që tregon shumë kulturë, tregon personalitet. Jemi me fat që kemi këtë vepër dhe jam i bindur që kur të vijnë dhe turistë të ndryshëm nga bota është një gjë shumë e mirë që të kemi një murale të Ismail Kadaresë i cili është kaq i njohur në botë”,-shprehet  Helidon Haliti, kurator “Mural fest”.

Artisti Bagnasco rikthehet sërish në Tiranë, për edicionin e 6-shtë të “Mural Fest”. Vitin e kaluar realizoi muralen e Leonel Messit. Këtë herë ju deshën  dy muaj  për të studiuar portretin e Kadaresë dhe vetëm 7 ditë për ta realizuar.

“Ai solli një propozim shumë interesant sepse vet tematika e “Mural Fest” është Inteligjenca Artificiale. Solli një Ismail me shumë dimensione të ndryshme,në një qendër, në një spot të jashtëzakonshëm, qëndra e Tiranës apsolutisht dhe padyshim ai bëri një vepër shumë të madhe ku këtu kthehet në një vend pelegrinazhi mbasditeve.”

Në muret e pallateve në kryeqytet ka më shumë se 100 murale, të realizuara nga artistë të ndryshëm. Këtë vit në edicionin e gjashtë të “Mural Fest” marrin pjesë 14 artistë nga e gjithë bota.

Top Channel

74

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
74

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut