Kamera sigurie për kapjen e ndotësve të lumit Shkumbin në Tetovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 21:56

Kamera sigurie për kapjen e ndotësve të lumit Shkumbin në Tetovë

Edhe pse lumi Shkumbin herë pas herë pastrohet, qoftë nga autoritetet komunale qoftë nga iniciativa të qytetarëve, megjithatë mbetet problematike hedhja e mbeturinave. Qytetarë të pandërgjegjshëm apo kompani private jo rrallë herë mbeturinat i hedhin drejtpërdrejt në rrjedhën e lumit Shkumbin. Kjo po krijon përshtypjen se shtrati i lumit nuk pastrohet dhe është deponi për mbeturina.

Gjatë kësaj periudhe, sërish janë hasur mbeturina të hedhura në Shkumbin në pjesën tek Çarshia e Epërme. Kjo ka bërë që të del në terren sërish kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka kërkuar nga qytetarët të jenë më të kujdesshëm, ndërsa paralajmëroi se nga tash e tutje – do të bëhet indentifikimi i atyre që ndotin lumin dhe ndaj të njëjtëve do të ketë edhe dënime.

“Fatkeqësisht, ende ka qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët vazhdojnë me avazin e vjetër dhe hedhin mbeturina aty ku nuk e kanë vendin. Sigurisht, në bashkëpunim me Inspektoratin komunal janë identifikuar disa hedhurina që janë hedhur pas pastrimit të lumit dhe inspektorati komunal pas identifikimit të rastit, do të merr masa adekuate ndaj atyre qytetarëve të pandërgjegjshëm. Ne lusim qytetarët dhe ata që vizitojnë qytetin e Tetovës të ruajnë ambientin, të ruajnë hapësirat publike e kështu me radhë, sepse vetëm kështu mund të kemi një qytet të pastër dhe një qytet të cilin të gjithë e duam. Komuna me ndërmarrjet dhe Inspektoratin komunal e bën punën e vet dhe bën të pamundurën për një qytet të pastër, por sigurisht këtu na duhet bashkëpunimi me qytetarët, që bashkërisht të kemi një qytetet më të pastër”, tha Kasami.

Tashmë në disa lokacione janë vendosur edhe kamera të sigurisë, përmes të cilëve do të bëhet edhe identifikimi i atyre që hedhin mbeturina në lumin Shkumbin dhe jo vetëm. Inspektorët komunal do të jenë më shpesh në terren dhe do të punojnë për të kapur personat që hedhin mbeturina dhe rastet e këtilla, sipas Kasamit, nuk do të tolerohen.

“Sigurisht se parashihen masa, Inspektorati komunal në vazhdimësi, në lokacionet ku identifikohen mbeturina në vende jo adekuate, do të merr masa. Në disa vende janë instaluar edhe kamera të sigurisë edhe në këtë lokacion ka kamera të sigurisë, sigurisht se në bazë të të cilave është identifikuar edhe qytetari i pandërgjegjshëm, pra ata që do të zbulohen ndaj tyre do të merren masa dhe nuk do të ketë tolerim për gjithë ata që ndotin ambientin. Po ashtu, kërkojmë bashkëpunim edhe nga qytetarët, që në rast se vërejnë persona që hedhin mbeturina në lum, ti denoncojnë tek institucionet përkatëse”, sqaroi Kasami.

Paralajmërimet nga Komuna e Tetovës janë se në të ardhmen, do të vendosen më shumë kamera me qëllim që të parandalohet hedhja e mbeturinave dhe lumi Shkumbin të jetë vend i pastër dhe i njëjti të shfrytëzohet për rekreim dhe aktivitete tjera dhe jo të shndërrohet në deponi për mbeturina.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?