Vetëm pas dy ndeshjesh, largohet trajneri i Kukësit 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 22:02

Vetëm pas dy ndeshjesh, largohet trajneri i Kukësit 

Edhe pse jemi në javët e para të sezonit të ri të kampionatit shqiptar të futbollit, ka ardhur largimi i parë i një trajneri.

Mësohet se Ilir Spahiu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ka zgjatur vetëm 2 ndeshje aventura e 66-vjeçarit në krye të skuadrës verilindore, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit. 

Bëhet me dije se ky “divorc” la ardhur për arsye familjare. 

Njoftimi i plotë:

Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës. 

Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t’u larguar. 

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme.

Klubi falënderon Ilir Spahiun për kontributin dhe profesionalizmin e tij në këto javë si trajner i skuadrës i uron suksese në vazhdim.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?