Çerdhja në Tearcë e pret vendimin e ministrit Limani

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:17

Çerdhja në Tearcë e pret vendimin e ministrit Limani

Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, pranon se kjo çështje është stërzgjatur, por jo me fajin e Komunës, sepse komuna – sipas tij, ka realizuar të gjitha kërkesat që janë kërkuar nga pushteti qendror që e njëjta të vihet në funksion

 Çerdhja për fëmijë në Komunën e Tearcës është duke pritur dokumentacionin për pranim teknik të objektit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Edhe pse ndërtimi i çerdhes në fshatin Përshefcë ka përfunduar disa muaj më parë, në funksion nuk është lëshuar ende. Kjo detyron prindërit që fëmijët e tyre ti dërgojnë në çerdhet e qytetit të Tetovës, ku shpeshherë si pasojë e mbipopullimit të tyre, shumë fëmijë mbetën pa u regjistruar, shkruan gazeta KOHA.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, pranon se kjo çështje është stërzgjatur, por jo me fajin e Komunës, sepse komuna – sipas tij, ka realizuar të gjitha kërkesat që janë kërkuar nga pushteti qendror që e njëjta të vihet në funksion. Por, deri më tani, Ministria e Politikës Sociale ende nuk e ka bërë kalimin e objektit në pronësi të Komunës së Tearcës.

“E kemi dhënë maksimumin në të gjitha angazhimet dhe impenjimin tonë që çerdhja komunale në Tearcë të marrë dimensionin e funksionimit. Për këtë, thuajse në vazhdimësi i kemi dhënë përgjigjet në të gjitha kërkesat që është dashur të sigurohen nga ana e Komunës, duke filluar nga stacioni i filtrimit të ujërave të zeza, që është kryer gjatë rregullimit të objektit, pastaj i kemi shtuar edhe stacionin e filtrimit të ujit të pijshëm që merret nga sistemi i vendbanimit. Ne i dhamë formën e duhur që çerdhja të jetë në funksion të plotë. Kemi qenë në pritshmëritë e njëpasnjëshme, sepse deri më tani ne ende nuk kemi bërë pranim-dorëzimin teknik të objektit e që prej atij momenti të fillojë menaxhimi dhe koordinimi nga ana e komunës. Na është premtuar se brenda disa ditëve do të kryhet edhe kjo, që më pas të vazhdohet me procedurat e rregullta drejt vënies në funksion të çerdhes komunale”, deklaroi Neziri.

Pas marrjes në menaxhim të objektit, më pas do të vazhdohet edhe me përzgjedhjen e kuadrit që do të kujdeset për fëmijët. Ndërkaq, ka edhe disa procedura që duhet komuna ti realizojë.

“Komuna detyrohet që të njëjtin projekt ta regjistrojë si pasuri të veten, të themelohet subjekti juridik, të zgjidhet bordi, të zgjidhen organet drejtuese, të bëhet sistematizimi i të punësuarve edhe pse në buxhetin e këtij viti kalendarit ishin ndarë mjete të dedikuara për çerdhen. Por të gjitha këto hapa do të pasojnë pasi të marrin në shfrytëzim objektin e çerdhes”, tha Neziri. Çerdhja në Komunën e Tearcës filloi të ndërtohet dy vite më parë, ndërsa ishte financim i përbashkët i Komisionit Evropian, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale si dhe Komunës së Tearcës, në vlerë prej rreth 1.5 milion eurove. (koha.mk)

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?