Radhë të gjata në kohë me shi, studentët presin me orë të tëra të akomodohen në konviktin “Goce Dellçev” Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:22

Radhë të gjata në kohë me shi, studentët presin me orë të tëra të akomodohen në konviktin “Goce Dellçev” Shkup

Shi, baltë, dokumente të lagura dhe qindra ombrella nën të cilat studentë presin radhë – kjo është fotografia sot para konviktit studentor “Goce Dellçev” në Shkup. Nga sot nis kalimi në konvikte para fillimit të vitit të ri akademik. Radhët dhe pritjet me orë të tëra nuk u ikën as këtë vit studentët në këtë konvikt, i cili është më i madhi nga të gjitha konviktet studentore në funksion aktualisht, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Studentët dhe prindërit e tyre me valixhet në duar shihen përballë secilës prej katër godinave që janë pjesë e këtij kompleksi studentor.

Radha më e gjatë është përballë bllokut “B”, ku studentët – qiramarrësit e ardhshëm fillimisht duhet të shkojnë për të paguar dhe mbledhur dokumentet e nevojshme, e më pas të shkojnë të presin në radhë në godinën në të cilën kanë zgjedhur të akomodohen.

“Këtu jemi që nga ora 9 e mëngjesit, e presim djalin, ka arritur në mes të radhës, kushedi sa do të presim”, thanë prindërit e njërit prej studentëve që është aomoduar në “Goce Dellçev”.

“Arrita të marr dokumentet për një orë, tani pres në radhë për të hyrë në ndërtesë. Ka një turmë atje – jo aq sa për dokumente, por duhet të presësh më shumë që të të caktohet një dhomë”, tha një student që priste në radhë për të kaluar në bllokun “V”.

Zyrtarë nga Konvikti Shtetëror i Studentëve “Shkup” (KShS Shkup) më shumë se dy vjet më parë njoftuan se procesi i zhvendosjes do të digjitalizohet me qëllim të reduktimit të turmave, por kjo nuk ka ndodhur deri më sot.

Studentët e vendosur në konviktet në kuadër të KShS “Shkup” (“Goce Dellçev” dhe “Steve Naumov”) paguanin nga 300 denarë për karta studentore, të cilat nuk u shërbenin pothuajse asgjë.

Këtë vit ky shpenzim nuk parashikohet më. Studentët në “Goce Dellçev” tani paguajnë 500 denarë për dokumentet e nevojshme, 1.200 denarë për amortizimin dhe 3.645 denarë qira për muajin shtator.

Lëvizja në konviktet studentore shtetërore dhe private për studentët e viteve të dyta dhe lart do të zgjasë për dhjetë ditët e ardhshme.

Ndërkohë që nga sot mund të aplikojnë për akomodim në konvikt edhe studentët e vitit të parë.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?