Kosova nis ndërtimin e një nënstacioni policor në Leposaviq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:41

Kosova nis ndërtimin e një nënstacioni policor në Leposaviq

Autoritetet e Kosovës kanë vënë gurthemelimin për ndërtimin e një objekti të ri në Leshak të Leposaviqit, ku do të vendoset një nënstacion policor dhe një degë e Agjencisë të Regjistrimit Civil (ARC). Nisja e ndërtimit të këtij nënstacioni të Policisë së Kosovës është kritikuar nga zyrtarët në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit më 10 shtator. Kurti, sipas një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e tij, tha se Qeveria që ai udhëheq është e interesuar që shërbimet publike të jenë “sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim”.

“Objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët”, u tha në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e akuzoi Kurtin se me ndërtimin e këtij nënstacioni policor po vazhdon me politikën e tij “të okupimit policor ” të veriut të Kosovës.

Sipas tij, kjo gjë paraqet “kërcënim të drejtpërdrejtë, frikësim dhe provokim ndaj serbëve” në Kosovë. Ai tha se qëllimi i Kurtit është që të “dëbojë” serbët nga veriu i Kosovës.

Së fundi, Qeveria e Kosovës ka shpronësuar disa prona në veri të Kosovës, që janë shpallur si prona me interes të veçantë publik, përfshirë edhe në Leshak, ku më 10 shtator u vendos gurthemeli për ndërtimin e nënstacionit policor.

https://www.evropaelire.org/a/pronat-interes-vecante-publik/1072770/1/32416945.html

Njoftimi për nisjen e ndërtimit të nënstacionit policor në Leshak, vjen në kohën kur Qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në fund të gushtit, autoritetet mbyllën pesë institucione paralele serbe, që thanë se po funksionin sipas sistemit të Serbisë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar Qeverinë e Kurtit, për, siç ka thënë, veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 10 shtator se shteti i tij “nuk do të lejojë persekutimin e popullsisë serbe, dhe është e qartë që ky është synimi i vetëm i Qeverisë së Kurtit”.

Pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, udhëheqësi serb paralajmëroi se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.

Nga Qeveria e Kosovës kanë përsëritur vazhdimisht se janë të vendosur për sundim të ligjit dhe rendit publik dhe për sigurimin e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim./REL

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?