Lihet i lirë Dushko Pavllovski, kryeorganizatori i protestave në Vrapçisht / Porosit: “Vazhdojmë më fuqishëm”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:03

Lihet i lirë Dushko Pavllovski, kryeorganizatori i protestave në Vrapçisht / Porosit: “Vazhdojmë më fuqishëm”

Pasi policia kishte arrestuar pasditën e sotme dy nga protestuesit që u futën në Komunën e Vrapçishtit, të njejtit sërisht janë lënë të lirë, përcjell FLAKA.

Informacionin e bën të ditur njëri nga të arrestuarit për mosbindje ndaj policisë, i cili edhe llogaritet si kryeorganizatorë i protestës, Dushko Pavllovski nga Gostivari. Përmes rrjeteve sociale ai falenderohet për pritje që i është bërë jashtë Stacionit Policor, duke pretenduar se mesin e atyre që kanë dalë për të pritur lirimin e tij ka pasur edhe shqiptar dhe turq.

“Të dashur maqedonas, shqiptar, turq, rom ju faleminderit të gjithve që më keni pritur para Stacionit Policorë. Të gjithë që më njihni, e dini se nuk kam asgjë për çështjet ndëretnike, por thjeshtë nuk dua që dikush të më bëjë budalla. Kryetarit të komunës së Vrapçishtit t’i vijë turp. Unë siç të premtova lentet ti solla në komunë, kurse ti tre orë u fshehe në zyrë edhe pse pranë teje kishte 20 policë për të të mbrojtur. Vazhdojmë më fuqishëm”, shkruan Pavllovski.

Por pse u protestua sot në Komunën e Vrapçishtit?

Në rrjetet sociale sot është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihet ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim.

Disa orë pas publikimit të videos, Prokuroria Publike raportoi se “prokurori publik nuk ka dhënë urdhër për arrestimin ose mbajtjen e asnjë personi” në këtë rast. Bëhet fjalë për deklaratën e e Komunës së Vrapçishtës për moslejimin e punimeve ndërtimore në afërsi të rrugës magjistrale.

Nga SPB Tetovë raportuan se punonjësit policorë kanë dal në terren pas raportimit të inspektorëve të urbanizimit në Komunën e Vrapçishtit. Gjatë inspektimit, ata kanë biseduar me qytetarët që po e pastronin kishën dhe rrethin e objektit.

“Gjatë inspektimit nuk është marrë asgjë nga qytetarët e gjetur, dhe nuk është kryer asnjë arrestim. Për ngjarjen janë njoftuar përgjegjësi PTHP”, deklaruan nga MPB-ja

Por, kjo nuk i ka ndaluar mediumet të publikojnë përmbajtje të pakonfirmuara dhe të manipuluar, të cilat mund të nxitin probleme ndëretnike. Mediumi Antropol në titull shkruan “Sikur të burgosin terrorist!”, ndërsa Telma “u ndërpre ndërtimi i kishës në Gallatë me intervenimin e policisë”, edhe pse nuk bëhet fjalë për ndërtim të kishës.

Lideri e ka transmetuar tekstin e plotë siç e ka shkruar influenseri kontrovers “Boemot” në Instragram. Ai për kishën jep kontekstin historik dhe gjeografik, duke treguar se ajo është dëmtuar në konfliktin e vitit 2001 dhe gjithë fshatrat rreth saj janë shqiptare, përveç Gallatës e cila është “maqedonase, tërësisht ortodokse”. Ai shkruan se kryetari i Vrapçsishtës, Isen Shabani (duke theksuar se është “vendosur” nga BDI-ja), ka thirrur policinë dhe prokurorin për ndërprerjen e “ndërtimit të kishës”.

Ai shtoi që ka pasur edhe shqiptarë që kanë ndihmuar në rekonstruktimin e kishës, pasi “feja është mbi të gjitha”.

Prokuroria publike shtoi se punimet në kishë janë ndërprerë, ndërsa Policia sqaroi se me urdhër të prokurorit publik, ekipe të policisë do të kryejnë kontrolle në vendin e ngjarjes që të konfirmojnë çfarë statusi ka objekti dhe punët rreth kishës.

“Do të konfirmohet si dhe a ka pasur në krejt rastin elemente për vepër penale”, deklaruan nga MPB-ja.

Ndryshe, në lidhje me informacionet e pavërteta të publikuara që shpërndahen në rrjetet sociale, të cilat janë marrë nga disa media dhe i referohen një ngjarjeje në afërsi të objektit fetar në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton opinionin se prokurori publik nuk ka nxjerrë urdhër për ndalimin ose mbajtjen e asnjë personi.

Nëpër media u përhap lajmi se qytetarëve që pastronin një kishë në Gostivar, u ka ardhur policia dhe ka arrestuar qytetar. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 22:03