Arrestohe dy vjedhës serik në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2024 15:39

Arrestohe dy vjedhës serik në Gostivar

Më 10.09.2024, në ora 12:30 në Debresh të Gostivarit dhe në ora 22:00 në lagjen Mllaki në Gostivar,  punonjësit policorë të Policisë Galate dhe DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.S.(36) nga Debreshi dhe A.K (43)nga Leunova e Gostivarit.

 Ata dyshohet se gjatë muajit të fundit kanë kryer disa vjedhje të rënda në banesa, shtëpi dhe magazina të zonës, nga ku kanë marrë disa sende.  Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2024 15:39