Real Madrid ka publikuar një deklaratë zyrtare pas humbjes 2-1 ndaj Atlético Madridit në derbin e zhvilluar në “Metropolitano”, duke kritikuar ashpër gjyqtarin Ortiz Arias.
Klubi madrilen pretendon se gjyqtari nuk përjashtoi Cuti Romeron për ndërhyrjen ndaj Jude Bellingham dhe nuk ndëshkoi Kang-In Lee për ndërhyrjen ndaj Federico Valverdes. Sipas Real Madridit, këto dy vendime ndikuan në rrjedhën e ndeshjes.
Megjithatë, Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë ka sqaruar se ndërhyrja e VAR-it te rasti Romero nuk ishte për të vlerësuar një karton të kuq, por për një ngatërrim identiteti në vendimin fillestar të gjyqtarit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Shtator, 2026 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.