Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë, vendi dëshiron të bisedojë, por duhet garanci

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:39

Mickoski: Jemi të gatshëm të bisedojmë, vendi dëshiron të bisedojë, por duhet garanci

Qeveria gjatë seancës me dyer të mbyllura ka bërë ndryshim në përbërjen kadrovike të Komisionit negociues maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore. Ndonëse në opinion dolën emrat e historianëve që do të jenë pjesë e Komisionit që do të drejtohet nga profesori, Vanço Gjorgjiev, kreu i Qeverisë, Hristijan Mickoski, nuk i konfirmoi emrat, sepse sipas tij, është informacion i klasifikuar. Komisioni i udhëhequr nga Dragi Georgiev nga pala maqedonase, sipas Mickoskit, nuk i ka mbrojtur interesat kombëtare të popullit maqedonas.

“Kemi ndryshime në komisionin negociues për faktet historike nga ana jonë, nuk mund t’i përmendi emrat pasi megjithatë ishte në një seancë me dyer të mbyllura. Kur ky informacion të jetë i deklasifikuar, publiku do të jete i njoftuar për emrat e anëtarëve.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Kryeministri Mickoski tani është në pritje të formimit të Qeverisë politike në Sofje për të parë nëse ka dëshirë për dialog atje. Sipas tij, qëndrimet e Maqedonisë janë të qarta dhe se vendi dëshiron të bisedojë, por duhet të marrë garanci të qarta. Mickoski tashmë ka paralajmëruar se më 19 shtator në Bruksel do të prezantojë propozimin e Qeverisë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

“Tani është një periudhë kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në atë proces, sepse siç e dini kemi një periudhë kur në Bullgari do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare të shtatat me radhë, në tre vitet e fundit. Të presim që atje të bëhet një Qeveri politike, që të shohim nëse ka dëshirë për dialog. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, duam të bisedojmë dhe këtë ua përcjellim bashkëbiseduesve tanë, që vijnë nga Brukseli. Ndryshe, sa i përket propozimeve tona, ato në opinion janë komentuar shumë herë deri më tani.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Filipçe: Qeveria s’ka qëllime të sinqerta eurointegruese

Por, lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe, nuk sheh qëllime të sinqerta te Qeveria e vendit për të hapëruar drejt eurointegrimeve.

“Nuk shohim asnjë hap, me të cilin sigurohet përparimi i ardhshëm i vendit në kuadër të procesit eurointegrues. Në atë kuptim, ne jemi plotësisht të përkushtuar si parti në përparimin e shtetit dhe mundemi dhe dëshirojmë të bisedojmë me secilin që ka qëllime të sinqerta dhe i cili ka punë të vërtetë. Nuk besojmë në këtë moment dhe nuk shohim se VMRO-DPMNE-ja ka qëllime të sinqerta në ofertën për bashkëpunim.”, – u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Nga LSDM-ja, ofertën për bashkëpunim nga VMRO-DPMNE-ja e vlerësojnë si tendencë për të siguruar partner për interesat e ngushta partiake apo personale.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?