Politikani serb godet Vuçiqin e Nikoliqin: Kriminelë lufte, pse nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:59

Politikani serb godet Vuçiqin e Nikoliqin: Kriminelë lufte, pse nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë?

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq po i bën thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë shpejt dhe të arrestojnë presidentin aktual serb Aleksandar Vuçiq dhe atë të kaluarin Tomislav Nikoliq.

Sanduloviq ka publikuar një video të kriminelit të luftës Vijslav Sheshel teksa përmend emrat e të dyve.

“Dëgjoni fjalët e kriminelit të luftës Vojislav Sheshel, i cili kaloi mbi 12 vjet në Hagë. Së bashku me Sllobodan Millosheviqin, ai ishte organizatori i organizimit dhe pjesëmarrjes së bandave serbe në të gjitha krimet kundër civilëve dhe luftërat që Serbia bëri në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”.

Sipas opozitarit serb, Vuciq dhe Nikoliq, që të dy janë kriminelë lufte.

“Dëgjoni çfarë thotë dhe kë i ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij në ato krime! Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kush do të përgjigjet pse kriminelët e luftës Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dënojnë menjëherë këta kriminelë lufte”.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?