Toshkovski: Përpjekjet për të përhapur tensione ndëretnike me kishën në Gallatë kanë dështuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:27 Përditësuar

Toshkovski: Përpjekjet për të përhapur tensione ndëretnike me kishën në Gallatë kanë dështuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se ekzistojnë, siç tha, “shkaba” politike të cilat shkaktojnë tensione ndëretnike përmes problemit me kishën në Galate. Sipas tij, kjo është dëshmi e akuzave për destabilizimin për të cilat paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në intervistë për TV Tellma, ministri Toshkovski vlerësoi se përpjekjet për përhapjen e tensioneve ndëretnike janë të pasuksesshme dhe se Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa për të parandaluar plotësisht përpjekjet e tilla.

Ai theksoi se për pastrimin e rrethinës së kishës në Galate, komuna Vrapçisht, nuk ka pasur informacione as në Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM).

“Gjithçka që ndodhi, sipas asaj që pashë, të paktën në xhirimet e publikuara, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar për të nxehur tensionet ndëretnike. Përpjekja e djeshme e disa shkabave politike për të nxitur, shtrembëruar situatën aktuale në drejtim të tensioneve ndëretnike. Nëse kjo nuk është dëshmi se ajo që kemi thënë në periudhën e kaluar, për faktin se do të ketë përpjekje në këtë periudhë kohore, në drejtim të destabilizimit, atëherë nuk e di se çfarë do të ishte”, deklaroi ministri Toshkovski.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke folur për ngjarjen në kishën në fshatin Galate apeloi që të mos luhet me harta etnike dhe fetare, duke theksuar se pret që të ketë edhe incidente të tjera të izoluara. Mickoski shtoi se edhe peshkopi edhe banorët janë distancuar nga incidente të tilla.

“Gjatë gjithë kohës paralajmëroj  se nuk duhet  të luhet në hartë etnike dhe fetare sepse kjo është harta në të cilën këta kriminelë  të cilët në vitet e kaluara kanë fituar në kurrizin e popullit do të përpiqen të shkaktojnë destabilitet etj., dhe këto janë incidente të tilla të izoluara që do të pasojnë. E dëgjuat edhe deklaratën e peshkopit, e keni dëgjuar dhe lexuar konferencën për media në të cilën distancohet nga incidente të tilla, banorët e fshatit Toplicë të cilët gjithashtu distancohen nga incidente të tilla”, tha Mickoski.

Banorët e fshatit Galate, të cilët kanë iniciuar aksionin për rregullimin e hapësirës rreth kishës së dëmtuar nga zjarri në vitin 2001, janë ankuar se policia me urdhër të vetëqeverisjes lokale i ka penguar në qëllimin e tyre dhe përmes ndërhyrjes së policisë u ka bërë presion.

Në lidhje me rastin, MPB-ja informoi se me kallëzim të mëparshëm të inspektorit të urbaniymit nga Komuna e Vrapçishtit, është bërë inspektimi i zonës së quajtur “burimet e nxehta” (në mes të fshatrave Toplicë dhe Vrapçisht) në lokacionin e kishës “Sveta Petkë”, ku sipas raportit, janë kryer punime ndërtimore pa leje në kishë.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?