“Fisheku” i fundit i Berishës para SPAK

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:30

“Fisheku” i fundit i Berishës para SPAK

Nga Mero Baze

Ndërkohë që po hynte në zyrat e SPAK për t’iu komunikuar akuza se ishte marrë I pandehur për korrupsion, pasi I dorëzuan një dosje me 500 faqe ku provohet favorizimi I vajzës së tij për të përfituar nga pushteti I babait kryeministër në procesin e privatizimit të paligjshëm të ish Klubit “Partizani”, Sali Berisha bëri kujdes të deklaronte qartë se do ishte kandidati për kryeministër I PD.

Ndërsa u ngjit me mundim në derën e makinës të përshëndeste militantët e paktë të rrugicës që e kishin shoqëruar deri aty, si ata talebanët kur shoqërojnë me ulërima duke çjerrë faqet, makinën me arkivolin e ndonjë lideri të tyre, ai nuk bëri deklarata as për përmbajtje të dosjes, as për marrjen si I pandehur, por gjeti kohë të zbulonte se ishte kandidat për kryeministër.

Që ditën e parë që ka nisur procesi I ndëshkimit ndaj tij në 9 shtator 2021, kur u përjashtua nga Grupi parlamentar I PD, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Berisha vendosi të rimarrë dhe formalisht PD për ta përdorur atë si mburojë politike.

Në një betejë të pamëshirshme për demokratët, ai përdori gënjeshtra , skenarë konspirativë, pakica të frustruara të së djathtës, njerëz me devijime mendore, hunjtë dhe varet, dhe miliona euro të vjedhura nga koha e pushtetit për tu rikthyer pas tri vitesh në krye të PD.

Ai bëri pazare financiare e politike , shantazhe dhe blerje deputetësh, dhunë fizike dhe premtime politike, vetëm që t’ia arrinte asaj dite.

Dhe kur më në fund e arriti, kur mori vulën dhe logon që shpresonte se do ta mbronte nga SPAK, u mor dhe i pandehur. Beteja e tij trevjeçare për të rrëmbyer PD, i çoi në shtëpi një nuse të vdekur. Nuk i duhet më për asgjë.

Tani fisheku I fundit që i ka mbetur është të vet shpallet kandidat për kryeministër. Kështu së paku e dëshpëron deri në fund PD, jo vetëm për hojmë në zgjedhje, por dhe për të ardhmen afatgjatë të saj.

D.m.th. meqë nuk e mbrojti dot e shkuara e PD dhe logua e saj, shpreson ta mbroj shpresa e PD për të ardhmen që të ketë një kryeministër.

Tani u thotë demokratëve luftoni që të më bëni kryeministër nga burgu, ose do rrini gjithë jetën në opozitë.

I vetmi keqkuptim që ka është se pas kësaj dite ai do të jetë ndonjë ditë i lirë. Nuk ka për të qenë më kurrë i lirë. Ky është procesi I parë i tij dhe është si gjyq kafenesh krahasuar me akuzat për vrasje që do ti vijnë nga proceset e tjera siç është ai I 21 Janarit. Ai të vetmin privilegj që ka është se derisa të dënohet do rrij në penxheren e shtëpisë së tij. Pastaj ç’fat të ketë.

I vetmi fat që nuk do të ketë, është që të jetë kryeministër. Ndaj po nxiton të paktën të shpallet kandidat. Kështu mund të duket njeriu më I rëndësishëm në Reç, por jo në Tiranë.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?