Mexhiti: “Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon!”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 22:22 Përditësuar

Mexhiti: “Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon!”

“Paralajmërimet për destabilizim po marrin formë!

Milionerët e Frontit – BDI, pinjollët e Lidhjes komuniste të Jugosllavisë – LSDM dhe përfaëqesuesit e të majtës fashiste – LEVICA, kanë bashkuar forcat për të realizuar paralajmërimet për destabilizim të vendit dhe nxitje të tensioneve etnike. Me këtë qëllim ata sot në rend dite në Kuvend futën propozim ligjin e branitellave e po llomotitin me shpifje të llojit të tyre.

Deputetët tanë janë kundër plotësimit të ligjit për branitellat pa ligj për privilegjet e pjesëtarëve të UÇK-së.

Publikisht pyes: a është ligji për branitellat tentim për të nxitur tensione ndëretnike dhe për të defokusuar vëmendjen e publikut nga pasurimi marramendës kriminal i udhëheqësve të BDI-së?
Ua rikujtoj milionerëve të BDI-së, se me votat e ministrave të tyre qeveria ka finansuar mbrojtjen e Traçullovskit në Hagë; gjatë qeverisjes së tyre disa herë është sjellur ligj për branitellat; ndërsa edhe më keq – në përbërjet qeveritare të BDI-së është plotësuar po i njëjti ligj vetëm që branitellat ti gëzojnë privilegjet e ndryshme, madje edhe atë të studimeve falas në Universitetin që me gjak e paguajtën ushtarët e UÇK-së, pra Universitetin e Tetovës. Në fund, e përsëris me përgjegjësinë time të plotë: Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kalon!” ka shkruar Izet Mexhiti.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Shtator, 2024 22:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?