Në thirrjen për projekte me vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro kanë aplikuar 12 komuna
Nesër skadon afati që komunat të plotësojnë formularin e aplikimit për thirrjen publike për realizimin e projekteve në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh që është shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përcjell FLAKA.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ky proces të përfundojë me sukses. Siç tha ai sot, vetëm dje kanë dorëzuar 10 deri në 12 komuna.
“Gjatë ditës së djeshme ka pasur diku rreth 10 deri në 12 komuna që tashmë kanë dorëzuar aplikimet e tyre. Pres që ai proces të përshpejtohet sot dhe të përfundojë me sukses nesër. Pastaj vijon vlerësimi i të njëjtës, të shohim se çfarë kemi dhe pastaj të fillojmë me realizimin e premtuar”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.
Pas marrjes së formularëve të aplikimit fillon procesi i vlerësimit, i cili pritet të përfundojë jo më shumë se 10 ditë dhe në bazë të tij ministritë përkatëse përgatisin propozimin për vendim se cilat projekte do të financohen nga zona e tyre dhe Propozimi për vendim dorëzohet për miratim në seancën e qeverisë.
Mjetet do të ndahen përmes gjashtë ministrive përkatëse, përkatësisht: Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Sporteve.
Për të monitoruar të gjithë procesin, siç tha së fundmi në një konferencë për media, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, është themeluar një organ koordinues qeveritar, i cili do të udhëhiqet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha ministrive. FLAKA










