VLEN: Ligji për “Branitellat” nuk kalon, pa pasur zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 19:16

VLEN: Ligji për “Branitellat” nuk kalon, pa pasur zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së

Komisioni parlamentar i Punës Sociale dhe Demografisë e ka bllokuar Ligjin për “branitellat”, pasi nuk e vendosi atë në rend dite. Ligji i propozuar nga LSDM-ja, ka shkaktuar debate të shumta në opinion, pasi me të parashihet ndihmë financiare në vlerë deri në 82.000 euro. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti prej Uashingtonit, ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka porositur se Ligji për “Branitellat”, i propozuar nga LSDM nuk kalon. Sipas tij, me këtë ligj po BDI, LSDM dhe E Majta, i kanë bashkuar forcat për me qëllim që të realizohen paralajmërimet për destabilizim.

“Ligji i Sllavjankës dhe Blerimit për branitellat nuk kaloi. BDI nëpërmjet LSDM-së e fut Ligjin e “Branitellave” në rend dite në Kuvend. BDI, përmes LSDM-së dhe Levicës sulmon kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe kërkon shkarkimin e tij vetëm se është shqiptar. BDI nëpërmjet LSDM-së dëshiron të shfuqizojë Gjuhën Shqipe, si gjuhë zytrtare. Por jo, të gjitha këto mbeten vetëm tentativa të dështuara sepse VLEN është garantues i të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. Ju nuk mund të dëmtoni shqiptarët sepse ne kemi guximin dhe fuqinë për t’i mbrojtur”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

Arben Taravari nga VLEN, në intervistën për Alsat, deklaroi se në periudhën në vazhdim do të diskutojnë me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE-së për këtë çështje. Megjithatë, kushti është që krahas “Branitellave”, të ketë zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së.

“Kjo që ndodh sot është vërtetë shqetësuese dhe patjetër të ulemi si partnerë të koalicionit të diskutojmë. Në qoftë se kërkojmë zgjidhje, duhet të gjendet një zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së edhe për branitellat ose ky problem të lihet për më tutje për ta zgjidhur. Por, të jetë reciproke dhe të jetë e dyanshme dhe jo e njëanshme ku njëra prej etnive të cilat jetojnë do të ndiheshin të ofenduar”, tha Arben Taravari, VLEN.

Nga ana tjetër, opozitarja BDI ka akuzuar koalicionin VLEN se një ditë më parë kanë mundësuar kuorum për miratimin e rendit të ditës, duke përfshirë edhe Ligjin për “branitellat”.

“Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ligji për “Branitellat” dhe familjarët e tyre në Kuvend është dorëzuar nga Sllavjanka Petrovska e LSDM-së. Me të, listës së përfitimeve financiare për ish forcat e sigurisë dhe familjarëve të tyre, i shtohen një nen i cili parashikon kompensim të njëhershëm financiar në bazë të shkallës së invaliditetit deri në 82.000 euro për person. Krahas “Branitellave” të vitit 2001, ligji do t’i kompensojë edhe familjarët e të vdekurve apo pjesëtarëve të vrarë të forcave maqedonase të sigurisë nga viti 1991 deri në vitin 2024. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?