UÇK DHE BUKA E NËNË STANËS

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2024 08:08 Përditësuar

UÇK DHE BUKA E NËNË STANËS

Gruaja shqiptare e fshatit Peshter, Nënë Stana Gashi!

Gjatë luftës se UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, sikur edhe në të gjitha zonat tjera të luftës në Kosovë, nënat shqiptare ishin ato që na pritën e na përcjellën, na shtruan sofrën e na dhanë bukë dhe na bekuan e na uruan të dilnim fitimtar kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!
Nëna Stanë, është nëna e tre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!

Nënë Stana, është Nënë e 11 fëmijëve, 8 djem dhe 3 vajza!
Bashkëshorti i saj, i ndjeri Nue Gashi, Ajo dhe e tërë familja e saj, ishin në shërbim të luftës së UÇK-së!
Pas ofansivave të Zhegocit dhe Marecit, në fund të muajit Prill 1999, bashkë me 6 bashkëluftëtar, u nisëm për t’u kthyer e për të vazhduar luftën në Malsinë e Zhegocit!

Gjatë rrugës u ndalëm në fshatin Peshter në familjen e Nue Gashit, në shtëpinë e ushtarëve të UÇK-së, bashkëluftëtarëve tanë Filipit, Fatmirit e Viktorit!

Aty na priti me shumë bujari e respekt Nënë Stana!
Kjo Nënë e madhe shqiptare, pas orës 1 të natës na priti me buzqeshje, por e merakosur për fatin tonë, sepse e dinte por edhe shihte, se ne ishim të armatosur me automatik, bomba e armë të tjera, na përgaditi ushqim, na e shtroi sofrën e bukës!

Për mua ishte hera e parë që gjatë luftës së UÇK-së, priteshim me aq mikpritje bujare nga një familje katolike shqiptare!

Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, ishte sinjal i qartë, se lufta jonë po merrte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!

E dashura Nënë Stana, të dashur bashkëluftëtarë Filip, Fatmir por edhe Ti Viktor, Ju meritoni më shumë, Shteti i Kosovës së lirë e të pavarur, por edhe Kombi, kanë obligim dhe detyrim të madh ndaj familjes Tuaj, sepse përfshirja Juaj në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise e kriminale serbe, se UÇK ishte me platformë arabe e ekstreme islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!

Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur!

Isha i lumtur që pas 25 viteve e takova Nënë Stanën, në moshën 77 vjeçare, në fshatin Peshter, në shtëpinë e saj, në të njejtën dhomë, ku para dy dekada e gjysmë, na kishte pritur dhe përcjellur me ngrohtësi e bujari prej Nëne heroinë, prej Nëne të vërtetë shqiptare!
Faleminderit Nëna Stanë, që na ke pritur e na ke percjellur sikur djemt tuaj, Filipin, Fatmirin e Viktorit, ushtar me armë në dorë në UÇK!

Faleminderit Nënë Stana, buka, djersa dhe mundi Yt, ashtu sikur edhe lufta e djemve Tuaj, por edhe e qindra dhe mijëra ushtarëve që e derdhen gjakun lumë, dhe shumë nga ata janë Heronjë e Dëshmorë të Kombit, bënë realitet fitoren kundër pushtuesve serb dhe tradhëtarëve shqiptar!
Ishte knaqësia ime e madhe që të takova bashkë me djemt Tuaj e bashkëluftëtarët tanë Filipin e Fatmirin dhe vajzën Tënde e nipin Tënd!
Nëna Stanë, jetë të gjatë e të lumtur, shendet e suksese, Ty e familjes Tënde, nga zemra ju uroj!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shtator 2024!

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2024 08:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?