ISHT: Për parregullsi gjatë tregtisë me pajisje shkollore gjoba prej mbi 452 000 denarë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:29

ISHT: Për parregullsi gjatë tregtisë me pajisje shkollore gjoba prej mbi 452 000 denarë

Nga miratimi i Vendimit për kushtet e veçanta për tregtinë e disa mallrave, gjegjësisht për pajisje shkollore, janë kryer mbi 150 mbikëqyrje të cilat po vijojnë për shkak të dokumentacionit të vëllimshëm dhe analizës. Gjatë kësaj janë konstatuar parregullsi te tre subjekte juridike, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Sipas ISHT, një nga subjektet juridike është tregtar me shumicë, është dënuar me mbi 452 000 denarë për shkak të mosrespektimit të Vendimit dhe edhe me mbi 200 000 denarë për shkak se nuk mbanin evidencë tregtare.

Janë dënuar edhe dy tregtarë me pakicë (një subjekt i madh dhe i vogël juridik). Për subjektin e madh juridik është dhënë gjobë prej mbi 452 000 denarë për mosrespektim të Vendimit, ndërsa te subjekti i vogël juridik janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të Vendimit në vlerë prej mbi 105 000 denarë dhe nga Ligji për mbrojtje të konsumatorëve në vlerë prej mbi  76 000 denarë.

Mbikëqyrjet bëhen në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Gjobat janë prej 800 deri 10000 euro varësisht madhësisë së subjektit juridik dhe përcaktohen në përputhje me Ligjin e tregtisë.

Ju bëjmë thirrje tregtarëve që ta respektojnë Vendimin dhe urgjentisht t’i rregullojnë çmimet. Mbikëqyrjet do të vazhdojnë dhe inspektorët do të jenë në teren derisa zgjat Vendimi. Denoncim në inspektoratin e tregut mund të parashtroni në 191 ose www.dpi.gov.mk.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?