Lutkov: Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:22

Lutkov: Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike

Kultura i tejkalon të gjitha problemet politike mes dy vendeve marrëdhëniet diplomatike të të cilave janë dëmtuar gjatë periudhës së fundit, ishte theksuar se takimin e sotëm te presidenti bullgar Rumen Radev. Këtë e deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili është pjesë e delegacionit të lartë të Maqedonisë së Veriut në Sofje, të cilin e kryeson presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Siç tha Lutkov në një paraqitje në TV Sitel, në takimin me Radevin është biseduar për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, si dhe për përfitimet ekonomike që mund të kenë të dy kombet nga bashkëpunimi në këto dy sfera. Në takimin dypalësh, nga ana tjetër, me homologun bullgar, ministrin e Kulturës Najden Todorov, u bisedua për domosdoshmërinë e vizitave të ndërsjella të shpeshta jo vetëm në opera, por edhe në teatër, si dhe për produksionet e mëdha që do të duhet të përfaqësojë të dy vendet.

Sipas Lutkov, diplomacia kulturore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë gjithnjë ka qenë në nivel të lartë.

“Kultura nuk i njeh plotësisht marrëdhëniet politike diplomatike. Diplomacia kulturore ka qenë gjithmonë në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe kjo është treguar në 20 vitet e fundit. Unë mendoj se marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Që nga pandemia, nga viti 2019 e në vazhdim, si në fushën e buxheteve, ashtu edhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka mbetur prapa këto pak vite, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kthehemi në të njëjtat rrugë. Ajo që po flasim sot është se përveç Operës dhe Baletit të Maqedonisë duhet të thellohet bashkëpunimi edhe në produksionet e mëdha në teatër dhe fusha të tjera të kulturës”, tha ministri.

Një pjesë e madhe e drekës së sotme të punës me Radevin, theksoi ishte ndarë për zhvillimin e kulturës dhe turizmit që mund të ketë impakt të gjerë ndaj zhvillimit të të dyja vendeve.

Takimi me Todorovin për Lutkovin ishte i pari dypalësh në mandatin e tij me një homolog nga tjetër vend.

“Ky ishte takimi im i parë diplomatik dypalësh me ministrin e Kulturës. Todorov vjen nga sfera e kulturës. Ne patëm një bisedë të mirë, diskutuam se produksionet e mëdha do të duhet të përfaqësojnë të dy vendet, do të duhet të jemi sa më shpesh të pranishëm ne në Sofje dhe Sofja në Shkup. Kemi biseduar edhe për dy institucionet teatrore kombëtare që të ketë një reciprocitet të tillë gjatë vitit”, informon Lutkov.

Me këtë rast, ai iu referua buxhetit të deleguar në kulturën dhe teatrine Maqedonisë, i cili do t’u mundësojë, siç thekson, menaxherëve të krijojnë politikat e tyre më lirshëm dhe të shpenzojnë mjetet që do t’u jepen për të bërë produksione më të mëdha që vendi të jetë përfaqësues jo vetëm në Sofje, por edhe në të gjitha vendet evropiane.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?