“Tradhti, na preu në besë”/ Fjalimi i Vuçiq zhgënjeu serbët në veri?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:44

“Tradhti, na preu në besë”/ Fjalimi i Vuçiq zhgënjeu serbët në veri?

Një sërë serbësh në veri të Kosovës i konsiderojnë joreale masat dhe kërkesat e paraqitura nga presidenti serb Aleksandar Vucic në fjalimin e tij të para pak ditëve, e thonë se nuk mund mund të kompensohet “dëmi” i shkaktuar anëtarëve të komunitetit serb nga largimi prej institucioneve atje.

“Kjo është si të gjuash topin në mur e ai të të kthehet mbrapsht”, tha një prej tyre për REL. Goran Milenkovic, aktivist politik nga Leposaviqi, i cilëson pretendimet e kreut të shtetit serb si “keqpërdorim të popullit dhe mashtrim të opinionit publik.”

“I gjithë ky është mashtrim, në të cilin askush nuk beson më”, shprehet ai ndërsa shkon deri aty sa të përcjellë bindjen e vet se ngjarjet e fundit janë “pjesë e një marrëveshjeje” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që veriu të integrohet plotësisht në sistemin e Kosovës. Të tjerë i cilësojnë deklaratat e Vuçiçit si fjalë boshe e thonë se në këtë pikë, Beogradi zyrtar mund t’i ofrojë komunitetit serb vetëm ndihmë financiare, sepse ajo që e përshkruajnë si “mbrojtje institucionale po zhduket ngadalë”.

Ata shprehin mosbesim ndaj masave që Serbia ka marrë, e i shohin kryesisht si “një kërkesë” ndaj autoriteteve të Kosovës që të lejojnë kthimin e serbëve në institucione, ndërsa thonë se “asgjë nuk do të ndryshojë në terren”. Dorëheqja e qindra serbëve nga institucionet në veri të Kosovës u iniciua nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – për shkak të përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia me emrat e qyteteve të Kosovës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 20:44