Presidentja e KE: Gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:23

Presidentja e KE: Gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski së bashku me 5 krerët tjerë shtetëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë zhhvilluar sot një drekë pune me presidentet e Komisioni Evropian, Ursula fon der Leyen, ku tema kryesore ishte integrimi i rajonit në Unioni, si dhe realizimi i planit ekonomik të BE-së për zhvillim ekonomik të këtij rajoni, i cili parasheh mbështetje financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për realizimin e projekteve ekonomike dhe infrastrukturore.

Zyrtarja evropiane, pas këtij takimi, ka lënë një mesazh të shkurtër në platformën X, me të cilin ka nënkuptuar se BE mbetet e përkushtuar në projektin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe se në këtë projekt, përfshihen gjithë gjashtë vendet e këtij rajoni.

Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së

Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo që ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”.

Ndërkaqë, kryeminisitri Mickoski, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profiling e tij në rrjetin social Facebook, ka theksuar se, vendi zotohet në realizimin e anëtarësimit në BE dhe përparim të bazuar në kritere reale dhe të qëndrueshme.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Në fokus të agjendës ishte plani për zhvillim i Bashkimit Evropian. Theksova se rajoni dhe vendi janë lodhur nga neglizhenca dhe pengesa të cilat janë bilaterale dhe nuk janë pjesë e kritereve objektive për anëtarësim në Union dhe se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për të rritur besimin dhe kredibilitetin në gjithë procesin”.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Mickoski do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varheji si dhe me numrin një të Drejtorisë gjenerale për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Gert Jan Kopman.

Në prag të vizitës në Bruksel, Mickoski dje theksoi se në agjendë do të jetë Plani për Rritje, ndërsa për procesin e integrimeve evropiane do të mbrojë interesat kombëtare të Maqedonisë. Qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, siç tha ai, është i qartë dhe “duam të dimë se nëse e nisim, siç na ishte premtuar në vitin 2018 për tre, katër, maksimumi pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtar të BE-së”.

/SHENJA/

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?