Gripi sezonal/ Rreth 20% e pacientëve me shenja të virozave në tre mujorin e parë të vitit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 08:40

Gripi sezonal/ Rreth 20% e pacientëve me shenja të virozave në tre mujorin e parë të vitit

Qendrat Mjekësore në Kosovë, muajt e fundit kanë qenë të mbushura nga numri i lartë i personave të prekur nga gripi sezonal.

Në komunën e Podujevës, atë të Obiliqit dhe atë të Lipjanit sipas Drejtorive të Shëndetësisë, rreth 20 për qind e pacientëve të cilët kanë marrë shërbime në QMF dhe QKMF-të e këtyre komunave në tre mujorin e parë të vitit kanë pasur shenja të virozave apo të gripit sezonal.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale në Obiliq, Blerona Shabanaj-Mehmeti, për Portalin Dukagjini, ka thënë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Komunën e Obiliqit në periudhën Janar – Mars 2024 është 28 mijë e 112, kurse të dyshuar për grip sezonal dhe të raportuar si të tillë kanë qenë gjithsej 902 persona.

Kushtet e qendrave mjekësore sa i përket menaxhimit të gripit sezonal, në Komunën e Obiliqit, sipas Mehmetit janë të mira, dhe nga lista esenciale e barnave ka medikamente të mjaftueshme që jepen falas për këtë grip.

“Sa i përket rekomandimeve tona ato zakonisht bazohen në preventive, ashtu që një numër i madh i banorëve siç janë ata në moshë të shtyrë, personat me sëmundje kronike si dhe personat me imunitet të kompromituar, duhet vaksinuar me vaksina kundër gripit e cila vaksinë është shumë efikase dhe jepet falas, pastaj edukimi shëndetësor i popullatës se si duhet vepruar gjatë sezonës se gripit sezonal, kurse sa i përket panikut mendoj që nuk ka vend për panik”, ka thënë Mehmeti.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 08:40