Sot caktohen gjysmëfinalistët në UEFA Ligën e Evropës
Me ndeshjet që do të zhvillohen sot në çerekfinalet e UEFA Ligës së Evropës, do të caktohen gjysmëfinalistët e turneut, raporton Anadolu.
Në organizimin e dytë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, sot do të zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale.
Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Evropës do të luhet më 22 maj në stadiumin “Dublin Arena” në Irlandë.
Programi i ndeshjeve kthyese çerekfinale që do të luhen në orën 21:00 është si në vijim:
Roma (Itali) – Milan (Itali) (1-0)
Atalanta (Itali) – Liverpool (Angli) (3-0)
West Ham United (Angli) – Bayer Leverkusen (Gjermani) (0-2)
Olympique de Marseille (Francë) – Benfica (Portugali) (1-2)