Faton Ahmeti : Zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 21:54

Faton Ahmeti : Zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka njoftuar se sonte zyrtarisht ka filluar fushata për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël.

Ahmeti poashtu ka potencuar se sonte kanë hapur edhe Shtabin zgjedhor të Tetovës, që do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e degës që do ti kenë gjatë fushatës.

“Edhe zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël, vendi ku janë marrë gjithmonë vendime të rëndësishme për popullin, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të qëndrojmë përballë çdo stuhie që na e rrezikon të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve.

Sonte po e hapim Shtabin zgjedhor të Tetovës, që do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e degës që do të kemi gjatë fushatës.

Zgjedhjet e tanishme janë të rëndësisë së veçantë. Kur i gjithë rajoni po përballet me ndikimin rus dhe të shteteve tjera armiqësore, ne e kemi për detyrë që këtyre problemeve t’u dalim në ballë, ashtu siç ka bërë gjithmonë kryetari ynë, z. Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë veprimtarisë politike.

Falënderoj bashkëpartiakët, përfaqësuesit e partive nga koalicioni i madh “Fronti Europian” dhe të gjithë pjesëmarrësit që ishin sonte prezent.

Na priftë e mbara!”, shkruan Ahmeti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 21:54