Mickovski dje, Ahmeti sot. A do të ketë zgjedhje të dyfishta gjatë vitin 2025?
Gjatë seancës së djeshme parlamentare, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristijan Mickovski, duke replikuar ndaj liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, sprovoi këtë të fundit për të shkuar në zgjedhje të përbashkëta lokale e parlamentare gjatë vitit 2025, shkruan Flaka Media.
Sot, këtë mesazh e përçoi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me banorët e Bogovinës.“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Bogovinë.
Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet locale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.
„Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që I mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, kështu deklaroi lideri integris, Ali Ahmeti. Flaka Media