Aloe Vera – mbrojtësi i shëndetit tonë
Çdo zinxhir është i fortë vetëm aq sa hallka më e dobët në të’. Kjo thënie i dedikohet shëndetit tonë, që do të thotë që jemi të shëndoshë aq sa është e shëndoshë pjesa më e dobët e organizmit tonë. Si ta dimë se cila është ajo ‘hallkë’ që është më e dobëta në organizmin tonë para se ajo të ‘këputet’.
Para paraqitjeve të simptomeve nuk kemi si ta zbulojmë. Në organizmin tonë pa ndalim zhvillohen zinxhirë biokimikë, reaksinet e të cilëve rrjedhin me dinamizëm në baraspeshë. Në moment të çrregullimit të baraspeshës, në sistemin tonë bie imuniteti dhe vie deri tek paraqitja e sëmundjeve.
“Më mirë ta parandalojmë se sa ta shërojmë” është një thënie e vjetër. Por, si ta parandalojmë? Aloe-vera- bima çudibërse dhe “barnatorja” bimore – na ofron pa egoizëm ndihmën që ta ruajmë shëndetin tonë, e nëse ai është i shëmbur, ta rigjenerojmë. Që të dukemi mirë, që të ndihemi më mirë dhe të parandalojmë simptomet e pleqërisë, na ndihmon Aloe-vera. Virtytet e veta shëruese në formë burimore i ka me shekuj, gati në të gjitha kulturat. Ndërsa në ditët e sotme e përdorim miliona njerëz në të gjithë botën.
Aloe Vera në gjinekologji
Miomet në mitër dhe cistat në vezore janë shumë të shpeshta, sidomos tek femrat në dekadën e tretë apo të katërt. Medicina e sotme këto në të shumtën e rasteve i shëron me anë kirurgjikale. Mjekët tanë, duke paraqitur përvojën e tyre me këtë bimë, për të shmangur miomet dhe cistat përdorin Aloe-vera në gel në kombinim me disa produkte.
Kallja kronike e vezoreve dhe skuqja në mitër largohen me përdorim të Aloe –verës në kombinim me disa produkte tjera. Aloe vera përmban qeliza anti-mikrobale dhe me shumë sukses heq shumë infeksione vaginale si: Bakteriet, viruset, infeksionet këpurdhale (herpesin, Candinën, Trihomonas etj. ) Dr. Robert Picker nga Kalifornia, ka thënë se Aloe vera me shumë sukses largon apo parandalon shumë lloje të herpesëve gjenital, të cilët në kontinentin tonë janë epidemike. Duke iu falenderuar virtyteve anti inflamatore ndihmon në shumë lloje të kalljeve gjinekologjike.
Aloe Vera në urologji
Infeksionet e ndryshme urologjike mund të shërohen me sukses nëse përdorim Aloe vera- nectar, i cili është Aloe vera gjel me lëngë boronice dhe molle. E njëjta përdoret edhe për tretman të prostatës, duke përfshirë edhe sëmundjet maligne. Ngasësit e kamionëve të cilët në timon kalojnë nga 10 – 16 orë, bien në grupin e rrezikuar të sëmundjes së kancerit në prostatë. Përdorimi i Aloe –Berry Nectar është treguar efektiv në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Aloe Vera dhe steriliteti
Në shumë shtëpi Aloe vera ka sjellë shumë gëzim me ardhjen e fëmijëve të shëndoshë. Shumë përvoja të mjekëve nga Gjermania si dhe nga vendi ynë thonë që Aloe vera ndihmon në shërimin e sterilitetit. Të gjitha bebet të cilat e kanë parë botën duke iu falenderuar Aloe-verës, janë të shëndoshë dhe shumë mirë kanë përparuar. Rezultatet më të mira arrihen me kombinimin e Aloe-verës gjel ose Berry Nectar në përzierje më produkte të bletëve.
Aloe Vera në pediatri
Produktet me bazë të Aloe verës janë ideale për zhvillimin dhe rrijtjen, si dhe me efikasitet dhe pa anë negative mund të largojnë shumë probleme tek fëmijët. Shtrëngimet në stomak, e skuqura nga pelenat, kallja e veshëve, hundët e nxëna, kolla, pickimi i insekteve, infeksionet e jashtme, lëndimet e ndryshme, djegiet, infeksionet e stomakut, anemia etj. E mbi të gjitha ndihmon në regullimin e imunitetit. Me vëtëm disa produkte me përmbajtje, që secila shtëpi duhet t’i ketë, mund t’i shmangemi shumë sëmundjeve.
Aloe Vera në stomatologji
Përdorimi i Aloe-s për shërim dental është i shumëfishtë. Aloe vera rrit mekanizmat mbrojtëse dhe është shumë efikas në trajtimin e dhëmbëve. Liron nga të gjitha shqetësimet që ju shkakton proteza. Në kirurgjinë orale është ndihmë e papërshkrueshme, tregojnë kirurgët oralë. Ndalon gjakderdhjen, parandalon infeksionet, lehtëson dhimbjet, regjeneron gjëndrat dhe kështu në shumëllojshmëri ndihmon në shërim.
Dr. Timothy E. Moore, (Oklahoma) përgjatë 14 vjetëve ka testuar produktet e Aloe Verës në më shumë se 6.000 pacientë. Ai nënvizon rezultate çudibërëse që aloe vera ka pasur në: operacione peridontale, tek ata me paradontozë dhe me gingivit. Tek shumë lloje të sëmundjeve orale, dhe atyre me karakter kronik. Aloe vera u ofron lehtësim edhe atyre pacientëve me virusin AIDS dhe leukimi.
Aloe vera dhe sistemi endokrin
Dr. Deepak Chopra, endokrinolog ka thënë. ‘trupi është fushë e molekulave. Kudo që shkojnë mendët shkojnë edhe molekulat’. Kjo do të thotë që trupi dhe mendja janë pjesë e pandashme që e përbëjnë qenien njerëzore. Në të gjitha mendimet, të gjitha emocionet sistemi endokrin reagojnë ndryshe. Të gjitha që na ndodhin kanë lidhje me procesin biokimik të qëndrës së endokrinit. Mënyra modern e jetës: Ushqimi jo i shëndetshëm, streset, fjetja jo e shëndetshme, përdorimi i shpeshtë i ilaçeve dhe jetesa e çrregullt. Akumilon toksinat në trupin tonë dhe truri përshpejton plakjen. Sa herë kemi takuar ‘të vjetër’ që kanë 30 vjet apo të ‘rinj’ që janë afër 70-tave. Përvoja e miliona njerëzve që e përdorin Aloe Vera Gel, në tërë botën konfirmojnë që Aloe vera bën detoksifikimin dhe sjell në baraspeshë të gjithë sistemin endokrin. Dhe me shumë efikasitet është treguar edhe tek qendra tiroide. Studimet kanë vërtetuar që Aloe vera arrin lirim natyral të melatonit, hormonit të rëndësishëm të imunitetit dhe fjetjes së mirë.
Aloe vera me efikasitet shëron çregullimet hormonale dhe shqetësimet tek femrat në menopauzë.
Ilaçi popullor nga ‘Kaktusi’ Aloe Vera
Kjo reçet ilaçi nga ‘Kaktusi’ Aloe vera rrjedh nga Rusia. Është provuar më së shumti tek personat me sëmundje malinje dhe atyre me sëmundjen parkinson. Ky lëng u ka ofruar lehtësim të dukshëm, por disave edhe shërim.
Për të gjithë të interesuarit po e paraqesim në tërësi:
330 gr. Aloe “Kaktus” i vjetër 4-5 vjet, e bluajmë në makinë për mish dhe e përziejmë me 400 gr. mjaltë të livadhit, 700 ml. prodhim natyral të verës dhe 500 ml. alkool etil të pastër. Masa të qëndrojë një javë në enë xhami të mbyllur mirë në ambient të errët. Pas kësaj duhet të kullohet dhe të pihet në masë të caktuar, tre herë në ditë, një orë para buke, derisa të harxhohet e gjitha. Ky lëng mund të përdoret vetëm në dy periudha gjatë vitit. Kështu duhet të jetë paralajmërimi në fund të recetës. Qëllimi i këtij paralajmërimi janë përbërësit e padëshirueshëm që përmban korja e fletës. Njerëzve kjo u ka ndihmuar duke ua liruar shtrëngimet. Shumë shpesh me padurim e kanë pritur edhe shishen e dytë.
Mundësuar nga Aloe Vera Stina