Bashkimi i mundshëm Mickoksi – Dimitrievski dhe Apasiev? Ahmeti: Këto çështje janë varrosur që nga 2001

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 23:13

Bashkimi i mundshëm Mickoksi – Dimitrievski dhe Apasiev? Ahmeti: Këto çështje janë varrosur që nga 2001

I ftuar në ClickPlus, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti tha se partitë opozitare duhet të zbatojnë një marrëveshje të nënshkruar se nuk ka koalicion me partitë që nuk i pranojnë ndryshimet Kushtetuese, transmeton TV21.

Sa i përket një bashkimi të mundshëm mes Mickoksit, Dimitrievskit dhe Apasievit, Ahmeti tha se se kjo tendencë është për të vendosur një etnitet mbi gjithçka, por këto çështje janë varrosur që në vitin 2001.

“Këto çështje janë varrosur që në 2001. Qeveri etnikisht e pastër e kështu me radhë… Mendoj se pas zgjedhjeve, edhe partitë opozitare duhet të zbatojnë një marrëveshje të nënshkruar, memorandumi që nuk do të ketë koalicion dhe partneritet me partitë politike që nuk pranon ndryshimin e Kushtetutës”, tha Ahmeti.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 23:13