Disney dhe Universal në betejë ligjore kundër Midjourney: Akuzat për përdorimin e paautorizuar të imazheve
Industria e inteligjencës artificiale po përballet me një tjetër sfidë ligjore, pasi gjigantët e Hollywoodit, Disney dhe Universal, kanë ngritur një padi kundër kompanisë Midjourney për shkelje të të drejtave të autorit.
Padia, e dorëzuar javën e kaluar në një gjykatë federale në Los Angeles, përmban 110 faqe me prova dhe shembuj vizualë që, sipas paditësve, tregojnë përdorimin e sasisë së pamatshme të veprave të mbrojtura për trajnim të motorit të AI-së së Midjourney.
Sipas dokumentit, Midjourney po shet një shërbim që mundëson gjenerimin e imazheve, duke prodhuar kopje të paautorizuara të personazheve dhe veprave të Disneyt dhe Universalit, si Shrek, Homer Simpson dhe Darth Vader.
Ky proces ka ngritur shqetësime për shkeljen e pronësisë intelektuale, dhe Hollywoodi kërkon që Midjourney të ndalojë zhvillimin e një shërbimi të ri për krijimin e videove, nëse nuk vendosen masa mbrojtëse për të drejtat e autorit.
Industria e AI-së po përballet me gjithnjë e më shumë sfida ligjore, pasi më parë The New York Times ka paditur OpenAI dhe Microsoft, Sony Music Entertainment ka paditur startup-et Suno dhe Udio, dhe Getty Images ka paditur Stability AI.
Shuma e dëmshpërblimit financiar nuk është specifikuar në dokumentet e padisë, por beteja ligjore mes Hollywoodit dhe AI-së pritet të ndikojë në të ardhmen e teknologjisë së gjenerimit të përmbajtjes.
Flaka
















