Janë ulur edhe importi edhe eksporti në dy muajt e parë të këtij viti

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 18:04

Janë ulur edhe importi edhe eksporti në dy muajt e parë të këtij viti

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-shkurt 2024, është 1 207.9 milionë euro, me ç’rast shënon ulje prej 9.9 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Vlera e mallit të importuar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 1 744.7 milionë euro, që është për 1.1 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-shkurt të vitit 2024, është  536.8 milionë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar-shkurt të vitit 2024, është 69.2 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, prodhime plastovale nga hekuri apo çeliku i paleguar, të paplatinizuar ose të pa veshur nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. 

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 18:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.