Si të ndaloni djersitjen gjatë verës me këto 3 pije natyrale
Gjatë muajve të nxehtë të verës, djersitja e tepërt është një shqetësim i zakonshëm për shumë njerëz. Përveç ndjesisë së pakëndshme dhe lagështisë së vazhdueshme, ajo shpesh shoqërohet edhe me erë të keqe trupore. Por lajmi i mirë është se disa pije të thjeshta dhe natyrale mund të ndihmojnë në reduktimin e djersitjes në mënyrë efektive.
1. Kos me fara susami
- Konsumoni çdo mëngjes një lugë fara susami të përziera me pak kos.
- Susami ndihmon në uljen e temperaturës së trupit në mënyrë natyrale.
- Sipas përdoruesve, kjo përzierje ka ndikuar në reduktimin e djersitjes gjatë ditës.
2. Lëng domatesh i ftohtë
- Pini 3 gota lëng domatesh të ftohtë çdo ditë për 5 javë.
- Pas kësaj periudhe, kaloni në një gotë në ditë për mirëmbajtje.
- Lëngu i domates është i pasur me likopen dhe antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin e trupit dhe rregullimin e temperaturës.
3. Çaj i zi për përdorim të jashtëm
- Zieni 2 qese çaji të zi në 4 gota ujë dhe lërini për 10 minuta.
- Lagni një peshqir dhe fshini zonat ku djersitni më shumë: sqetullat, qafa, shpinë, këmbë.
- Aplikojeni një herë në ditë për disa javë. Taninet në çajin e zi ndihmojnë në ngushtimin e poreve dhe reduktimin e djersitjes.
Flaka
















