Mollë, çaj dhe çokollatë – Trioja natyrale që ndihmon zemrën dhe ul tensionin
“Ushqehuni shëndetshëm” është një këshillë e përhershme, por shpesh e paqartë. Tani, një grup studimesh të fundit ka hedhur dritë mbi një kategori të veçantë përbërësish natyralë të bimëve – flavan-3-olet, të njohura edhe si flavanole apo katekina – që mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut.
Këto përbërës gjenden natyrshëm në ushqime të përditshme si çaji jeshil dhe i zi, çokollata e zezë, kakaoja, mollët, rrushi dhe manaferra. Ato janë përgjegjëse për shijen e hidhur që ndiejmë në çokollatën e fortë apo çajin e përqendruar.
Çfarë thotë shkenca? Një analizë e gjerë e 145 studimeve me mbi 5200 pjesëmarrës tregoi se konsumimi i rregullt i flavan-3-oleve (rreth 500–600 mg në ditë) – që korrespondon me 2–3 gota çaji ose 1–2 porcione çokollatë të zezë – ul mesatarisht presionin e gjakut me 2.8 mmHg sistolik dhe 2.0 mmHg diastolik. Te personat me hipertension, ulja ishte edhe më e madhe: deri në 6–7 mmHg sistolik dhe 4 mmHg diastolik, efekt i krahasueshëm me disa ilaçe.
Përfitime të tjera:
- Përmirësim i funksionit të endotelit (shtresa e brendshme e enëve të gjakut)
- Rritje mesatare prej 1.7% në zgjerimin e rrjedhjes së gjakut (FMD)
- Efekte pozitive edhe te personat me tension normal
- Efekte anësore të rralla dhe të lehta (kryesisht tretje)
Këshilla praktike: Zëvendësimi i një ëmbëlsire me një mollë dhe çokollatë të zezë, apo shtimi i një gotë çaji në rutinën ditore, mund të sjellë përfitime të dukshme për shëndetin kardiovaskular me kalimin e kohës.
Flaka
















