Osimhen drejt Galatasaray – vendimi final në duart e De Laurentiis
Klubi turk Galatasaray ka dorëzuar një ofertë të re prej 75 milionë euro për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, pas refuzimit të propozimit të mëparshëm prej 70 milionë euro nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Struktura e ofertës përfshin 40 milionë euro pagesë të menjëhershme dhe 35 milionë euro në këste, të mbështetura me garanci bankare, që mbeten pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes.
Napoli heziton – kërkon siguri të plotë
Pavarësisht se Galatasaray ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar, Napoli nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar, duke insistuar në garanci të forta financiare për pagesat e ardhshme. Negociatat janë në fazë intensive, ndërsa Osimhen ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Stamboll, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me 37 gola dhe 8 asistime.
Vendimi përfundimtar mbetet në duart e Napolit
Galatasaray ka bërë gjithçka për të bindur klubin italian, por vendimi përfundimtar i takon Napolit, i cili po shqyrton detajet e ofertës dhe historikun e pagesave me klubin turk. Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të jetë transferimi më i madh në historinë e futbollit turk.
Flaka














