Infantino: FIFA Club World Cup gjeneroi gati 2 miliardë dollarë të ardhura
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se FIFA Club World Cup 2025 ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke gjeneruar gati 2 miliardë dollarë të ardhura, më shumë se çdo kompeticion tjetër futbolli në botë. Turneu, i mbajtur në Shtetet e Bashkuara, ka tërhequr miliona tifozë dhe ka sjellë një nivel të ri të investimeve dhe spektaklit në futbollin e klubeve.
Infantino deklaroi:
“Kemi gjeneruar gati 2 miliardë dollarë, duke tejkaluar të gjitha kompeticionet e tjera të kupave në botë.” “FIFA Club World Cup ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.” “Finalja mes Chelsea dhe Paris Saint Germain është një nga më të priturat.”
Finalja e madhe mes Chelsea dhe Paris Saint Germain, që do të zhvillohet më 13 korrik, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në botën e futbollit. Të dy klubet kanë investuar miliarda në ndërtimin e skuadrave të tyre dhe përballja pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
Turneu ka sjellë jo vetëm përfitime financiare, por edhe një model të ri shpërndarjeje të të ardhurave, ku FIFA ka premtuar se të gjitha të ardhurat do të shpërndahen për klubet pjesëmarrëse dhe për zhvillimin global të futbollit, pa mbajtur asnjë dollar për vete.
Flaka














