Si të mbroheni nga infeksionet në pishina

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 19:45

Si të mbroheni nga infeksionet në pishina

Në kulmin e verës, pishinat janë një nga vendet më të frekuentuara për freskim dhe relaksim. Por përtej argëtimit, ato mund të fshehin rreziqe të padukshme për shëndetin tonë. Sipas ekspertëve, një notues i vetëm mund të lërë pas gjurmë djerse, krem kundër diellit, qeliza të lëkurës, lipide, flokë, pështymë dhe madje edhe feçe.

Edhe pse klori në pishina vret shumicën e baktereve brenda pak minutash, disa mikroorganizma si kriptosporidiumi janë rezistent dhe mund të mbijetojnë deri në 10 ditë, edhe në ujë të kloruruar siç duhet.

Sëmundjet më të zakonshme që mund të merren në pishinë:

  • Diarreja – më e përhapura, shpesh nga gëlltitja e ujit të kontaminuar
  • Dermatiti – irritime të lëkurës nga kontakt me mikrobet ose kimikatet
  • Otitis (veshi i notarit) – infeksione të veshit nga uji që mbetet në kanalin e jashtëm
  • Konjuktiviti – infeksione të syve nga uji i ndotur
  • Infeksione respiratore – nga thithja e avujve të kontaminuar në vaskat e nxehta

Masat e nevojshme të sigurisë:

  • Bëni dush para dhe pas hyrjes në pishinë
  • Fëmijët e vegjël të mbajnë pelena të posaçme për not
  • Çoni fëmijët në banjë çdo orë
  • Lani duart pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenave
  • Mos e gëlltisni ujin e pishinës
  • Mbuloni mirë veshët dhe sytë me pajisje mbrojtëse
  • Shpëlajeni fytyrën me ujë të pastër pas daljes nga pishina

Ky informacion është një thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes. Pishinat mund të jenë të sigurta, por vetëm nëse respektohen rregullat e higjienës dhe dezinfektimit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2025 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.