Carreras rikthehet te Real Madrid – prezantimi të martën
Álvaro Carreras, mbrojtësi i majtë 22-vjeçar, do të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Real Madridit ditën e martë, pas arritjes së një marrëveshjeje me Benfican për një transferim me vlerë 50 milionë euro, që do të paguhet me këste.
Carreras, i cili ka kaluar më parë nga akademia e La Fábrica dhe ajo e Atletico Madrid, u transferua te Manchester United si adoleshent, për t’u bërë më vonë një nga lojtarët më të spikatur te Benfica. Ai u bashkua me klubin portugez në janar 2023 në formë huazimi dhe pas paraqitjeve të shkëlqyera, lëvizja u bë e përhershme verën e kaluar.
Në kuadër të marrëveshjes, Rafael Obrador, mbrojtësi i majtë i ekipit të dytë të Real Madridit, do të kalojë në drejtim të kundërt te Benfica.
Sipas burimeve nga Cadena SER, Carreras u bë zgjedhja konsensuale për drejtuesit e klubit, përfshirë Florentino Pérez, José Ángel Sánchez dhe Xabi Alonso, të cilët e konsiderojnë atë si opsionin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes. Alternativa si Alejandro Grimaldo ishin më të lira, por përvoja taktike, mosha e re dhe performanca në Ligën e Kampionëve e Carreras bindën klubin për të investuar në të.
Flaka














